TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e Durrësit që portali kishte publikuar në muajin nëntor.
Të dyja shkrimet e publikuara nga "Focus Online", u përdorën asokohe për të sulmuar qeverinë, duke ngritur spekulime mbi koncensionin e Portit të Durrësit.
Por sot, kompania mëmë e websajtit gjerman, njofton se të dyja shkrimet janë fshirë nga platforma, pasi rezultoi se ato ishin të gabuara dhe të publikuara pa autorizim.
"Dëshirojmë t'ju informojmë se të dy artikujt mbi Portin e Durrësit, i datës 29 nëntor, dhe ai i datës 20 nëntor, janë fshirë", shkruan bordi editorial.
Në letrën e bordit editorial për publikun, i bëhet thirrje gazetarëve që të heqin nga raportimet e tyre të gjitha referencat mbi këto dy artikuj të gabuar.

