AKTUALITET, 17 Dhjetor 2024, 20:32

Aksident i trefishtë te rrethrrotullimi i Saukut, plagoset një mjek dhe një 32-vjeçare. Ja kush janë

Aksident i trefishtë te rrethrrotullimi i Saukut, plagoset një mjek

Një aksident i trefishtë ka ndodhur te rrethrrotullimi i Saukut, në Tiranë. 

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur mjeku Vanion Cinari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po ashtu e plagosur ka mbetur edhe një 32-vjeçare Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga aksidenti është shkaktuar kaos në rrugë, ndërsa ekspertët ndodhen në vendin ngjarjes dhe po mbledhin provat si dhe po punohet për lirimin e trafikut.