TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Malit të Zi nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi, që u firmos nga drejtuesit e dy organeve ligjzatuese, përkatësisht Altin Dumani dhe homologu malazes Vladimir Novoviç.
Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme si dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga ana e tij Novoviç vlerësoi punën e SPAK duke nënvizuar rolin e hetimeve të përbashkëta dhe ndihmës së ndërsjelltë juridike.
Dy kryeprokurorët folën gjithashtu mbi nevojën e ndarjes së eksperiencave në nivel ekspertësh lidhur me praktikat më të mira të institucioneve që ata përfaqësojnë.
Nënshkrimi i këtij Memorandumi është një tjetër hap pozitiv në thellimin e marrëdhënieve me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve, lëndëve narkotike dhe krimit kibernetik. Prokuroria e Posaçme vijon të ndërtojë marrëdhënie strategjike me agjencitë ligjzbatuese në rajon duke rritur efikasitetin dhe bashkëpunimin në luftën kundër sfidave të përbashkëta.