AKTUALITET, 18 Mars 2023, 13:03

Pas vendimit të KAS, KQZ regjistron PD-në e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet e 14 Majit

Pas vendimit të KAS, KQZ regjistron PD-në e Enkelejd Alibeajt për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar këtë të shtunë, 18 mars PD-në me nënkryetar Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se KQZ nuk i mbetet gjë tjetër veçse të zbatojë vendimin e marrë nga KAS, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ilirjan Celibashi: Në lidhje me vendimmarrjen time pasuese si komisioner s’kam shumë për të thënë vec faktit që ky vendim i KAS mbetet për t’u zbatuar nga Komisioneri Shtetëror pasi tej cdo diskutimi e pikëpamje është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për cështje të tilla e sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD, ngelet thjesht aplikimi e zbatimi i këtij vendimi.

Ndaj për të mos e zgjatur më tej vendosim regjistrimin e PD me nënkryetar Enkelejd Alibeaj në vilësinë e kryetarit tënkomanduar të partisë për zgjedhjet e 14 majit 2023.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në KAS brenda tre ditëve dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.