AKTUALITET, 21 Tetor 2025, 12:15

Debati/ Begaj pezullon betimin e Asim Vokshit, presidenti do të presë vendimin final të Kushtetueses për ankesën e Naureda Llagamit

Debati/ Begaj pezullon betimin e Asim Vokshit, presidenti do të presë

Presidenti  ka vendosur të mos e betojë Asim Vokshin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pasi pret që Kushtetuesja të shqyrtojë në  11 nëntor në themel padinë e ish-kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami, për ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes, raporton ;tch'.

Vendimi vjen pas akuzave për tjetërsim vote gjatë mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ku u shpall fitues Asim Vokshi me 3 vota më pak se Naureda Llagami.

Në mbledhjen e të hënës, Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar masën e sigurisë së Llagamit, por e kaloi në gjykim themeli muajin që vjen. Mirëpo presidenti për të shmangur debatet e metejshme në emërimin në Kushtetuese, nuk e ka dekretuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.