TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Prof. Dr. Maksim Haxhia, i ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se reforma në drejtësi nuk pati sukses dhe ajo duhet të ribëhet.
Duke folur për bojkotin 5 ditor që nisën avokatët, pasi arrestimit të kolegut Bajrami në Elbasan, Haxhia u shpreh se bojkoti do të thellohet derisa të pushohet çështja ndaj Bajramit.
“Reforma ishte e domosdoshme, nuk dështoi po nuk pati sukses. Në këtë rrugë që erdhi deri tani është e gabuar, nuk prodhoi asnjë rezultat, por me kurajë dhe mendje të hapur duhet të mblidhemi dhe të riparojmë këto probleme që shkarkoi reforma, ndryshe do të thellohet edhe më shumë situata", tha Haxhia.
I pyetur për bojkotin 5 ditor që kanë nisur avokatët, Haxhia u shpreh se ai do të vijojë dhe të thellohet.
“Bojkotin nuk e bëmë për të vëmë përpara përgjegjësië penale shkaktarët e situatës, as të nxjerrë hero dhe për të persekutuar kolegun, por ka propozime presione që të vazhdojë bojkoti më i gjerë edhe në çështjet civile dhe administrative, derisa të pushohet çështja”- tha Haxhia.