AKTUALITET, 21 Tetor 2025, 11:10

Porosia/ Ekzekutoi për 50 mijë euro Kevis Lleshin në vitin 2020, Apeli i Posaçëm lë në burg vrasësin me pagesë

Porosia/ Ekzekutoi për 50 mijë euro Kevis Lleshin në vitin 2020,

Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO, miraton masën “arrest në burg” për Sabah Nuzin, i cili u arrestua anë muajin shtator të këtij viti me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, ku u zbardh edhe vrasja e Lleshit e ndodhur më 5 gusht 2020 në Burrel.

SPAK zbardhi vrasjen e 22-vjeçarit në shtator duke çuar në arrestimin e 3 personave dhe shpalljen në kërkim të porositësit. Në pranga kanë rënë Sabah Nuzi, vrasësi i cili është paguar nga porositësi Aurel Hoxha 50 mijë euro për eliminimin e 22-vjeçarit, Samet Loka dhe Sajmir Kolaveri, i cili u arrestua në Itali dhe ka pasur rolin e ndërmjetësit dhe ndihmësit në vrasje.

 Sabah Nuzi, i akuzuar nga SPAK si vrasës me pagesë, ashtu si familja Lleshi, është nga Burreli, dhe mendohet që me Klevisin, të cilin e vrau e më tej e groposi, të ketë pasur edhe njohje e miqësi.

31-vjeçari Sabah Nuzi sipas njoftimeve të vjetra të policisë, rezulton me precedent penalë. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë krejt i ri vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë