TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, është shprehur se së shpejti do t’i drejtohet Kuvendit me disa propozime për ndryshime në Kodin Penal dhe atë Rrugor.
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Manja u shpreh se shoferi i dehur që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi rëndë një të tretë, nuk meriton të jetojë më mes nesh, por të ndëshkohet.
“Ky komision ka përgjegjësi që këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur ta përkthejë në ndryshime ligjore. Së bashku me disa kolegë të mazhorancë do ti drejtojmë kuvendit shumë shpejt do të propozojnë ndryshime në kodin rrugor dhe atë penal si kundërpërgjigje adekuate të kësaj situatë. Po shohim të gjitha boshllëqet që ka kodi për të bërë ndryshimet e duhura.
Autori i kësaj vepre penale gjithçka mund të përfaqësojë, nuk meriton të jetë më mes nesh dhe të marrë ndëshkimin shembullor sipas ligjit”, tha Manja.
Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Arian Ndoja, u shpreh se në Shqipëri ekziston një ligj, por nuk zbatohet:
“Për mendimin tim, ne e kemi ligjin, 5-20 vite, por nuk zbatohet. Ky dënim nuk e ka asnjë vend tjetër europian. Në atë lagje duhet të ketë edhe sheshe, edhe lojëra. E dimë që nuk i ka. Aty ka rrugë që janë shtruar nga vetë banorët më beton”, u shpreh Ndoja.
Në seancën plenare dje, deputetë të mzhorancës si dhe të opozitës kërkuan forcimin e Kodit Rrugor si dhe atë Penal. Deputeti Erion Braçe tha se ngjarje të tilla duhen konsideruar si vrasje, ndërsa deputetja Ina Zhupa u shpreh se Kuvendi ka dështuar në prodhimin e ligjeve për t’i shërbyer qytetarëve.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e 3 majit në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur me top në trotuar teksa Radaçi, i cili po ngiste makinën në gjendje të dehur, i mori përpara me shpejtësi skëterrë. 2 prej tyre, Enea Muçaj, 12 vjeç dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8 vjeç, arriti të mbijetojë, por me plagë të rënda.