TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranë caktoi arrest me burg për Alban Bejo i cili u arrestua pasi morën peng bashkë me vëllain e tij Fatmir Bejon që ndodhet në kërkim, shtetasin Gjergji Fela me pretendimin e një borxhi. Alban Bejo ka pretenduar para togave të zeza të dhomës penale, se nuk e kanë marrë peng 47-vjeparin, por i kanë kërkuar shkyerjen e borxhit financiar që pretendon se iu kishte.
"Kontaktuam për tu takua me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kami thirrur vetëm për t'i kërkuar paratë tona, s'e kemi marrë peng".
Alban Bejo ra në pranga të efektivëve të Komisariatit nr. 6, ndërsa për Fatmir Bejon masa është vendosur në mungesë për shkak se ende nuk është arrestuar. Vëllezërit Bejo, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, 47-vjeçarin, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se u kishte borxh një shumë parash. Dy autorët rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, në organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik. Ndërkohë, biznesmeni i fushës së ndërtimit, Gjergji Fela nuk rezulton i skeduar për veprimtari kriminale.