AKTUALITET, 3 Mars 2025, 14:07

Aksident i rëndë në Thumanë-Kashar, makina përplas për vdekje 73-vjeçarin

Aksident i rëndë në Thumanë-Kashar, makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Thumanë-Kashar, afër Thumanës, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Viktima, 73-vjeçari Rexhep Tamizi, humbi jetën në vend si pasojë e goditjes.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e madhe e automjetit dhe ndalesa e gabuar e këmbësorit në rrugë.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.