AKTUALITET, 24 Qershor 2026, 11:46

Koridori 8/ Zgjerimi i segmentit rrugor Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë, IKMT: Kemi prishur të gjitha objektet që ishin pengesë për realizimin e projektit

Koridori 8/ Zgjerimi i segmentit rrugor Elbasan-Përrenjas-Qafë

Vijojnë punimet për projektin infrastrukturor ‘Zgjerimi i segmentit rrugor dalje Elbasan-Prrenjas-Qafë Thanë, faza II”, pjesë e Koridorit 8.

Në një postim në rrjetet sociale, IKMT bën me dije se ka shembur të gjitha objektet që ishin pengesë për realizimin e këtij projekti, teksa theksohet se pronarët janë shpërblyer sipas ligjit.

“IKMT ka përfunduar prishjen e gjitha objekteve që ishin pengesë për realizimin e këtij projekti publik. Pronarët janë trajtuar me shpronësim për interes publik sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në postim.

Ky aks do të shkurtojë ndjeshëm distancën për t’u lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe parashikohet të përfundojë deri në fund të vitit 2027. Parashikon të shkurtojë distancën mes Tiranës dhe Tetovës në më pak se dy orë.