AKTUALITET, 10 Qershor 2025, 21:31

15-vjeçari me probleme mendore dhe i varur nga droga dhunon babai dhe gjyshen/ E moshuara: Më ka ngacmuar dhe seksualisht

15-vjeçari me probleme mendore dhe i varur nga droga dhunon babai dhe

Një baba nga Saranda akuzon djalin e tij 15-vjeçar se ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe gjyshes 85-vjeçare.

Madje këtë të fundit edhe e ka ngacmuar seksualisht. Babai shprehet se dhuna e djalit karshi tyre ka qenë e vazhdueshme, por me kalimin e kohës ai ka shtuar dozat e agresivitetit. Sipas babait, djali që i vogël ka pasur probleme të shëndetit mendor, por në adoleshencë është bërë më agresiv. Kjo si rezultat edhe të konsumimit të lëndëve narkotike dhe alkoolit.

Kushtet ekonomike që jeton kjo familje janë të këqija dhe jetojnë me qira, por tashmë babai e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll pasi djali thyen çdo gjë në shtëpi. ”Unë jam me qira dhe ai nuk po thyen shtëpinë time, por shtëpinë e dikujt tjetër”, shprehet ai për Fiksin.

Djalin ia ka dhënë përsipër një vendim gjykatë pasi është divorcuar. Ish- bashkëshortja ka mbajtur vajzën. Djali sipas tij nuk shkon mirë as me të ëmën e cila është ankuar se i ka vjedhur lekë. Por situata agravohet pasi pjesë e dhunës është edhe gjyshja 85-vjeçare dhe ajo që i kalon dhe caqet e saj.

"Jetoj me frikë ai ka dashur të kryej marrëdhënie seksuale me mua dhe më është zhveshur para syve”, tregon ajo me lot në sy. Pa anashkaluar dhe grushtet e shumta që merr në kokë, kur situata del jashtë kontrollit.

Djali edhe pse vetëm 15 vjeç del natën nga shtëpi dhe kthehet orar pa orar ose largohet me ditë të tëra. Nga një vëzhgim që Fiksi bëri në dhomën e tij pohohet qartë ato çfarë thanë i ati dhe gjyshja. Dhoma është rrëmujë , dollapi i shkatërruar dhe muzika që dëgjon flet për gangsterë dhe drogë.

Pyetjes së Fiksit se a janë ankuar diku në lidhje me problematikën e tyre me djalin, babai dhe gjyshja thanë se i janë drejtuar disa herë komisariatit të policisë. Hera e fundit ka qënë kur kanë bërë denoncim për dhunimin e 85-vjeçares. Çështja ka shkuar në gjykatë ku kjo e fundit ka marrë vendimin që më e arsyeshme është largimi i gjyshes nga shtëpia, dërgimin e saj në fshat dhe ndjekja e djalit me një psikologe.

85-vjeçarja e kundërshton këtë vendim pasi nuk ka ku të shkojë se në fshat është vetëm një kasolle e rrënuar. Pikërisht për këtë gjë ata iu drejtuan Fiks Fare për të bërë një apel. Ata kërkojnë që djali të dërgohet në një qendër rehabilitimi ose në një shkollë riedukimi që të fillojë edhe mjekimin që e ka lënë. Sëbashku me gazetarët e Fiksit i drejtohen komisariatit Sarandë për të bërë edhe një herë denooncim ndaj dhunës së ushtruar nga 15-vjeçari. Kjo me idenë se shteti do të reagojë dhe ta stabilizojë 15-vjeçarin në një qendër të përshtatshme për të.