AKTUALITET, 10 Qershor 2025, 20:58

Lëvizje në radhët e policisë, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve pas dorëheqjeve në Tiranë dhe Himarë

Lëvizje në radhët e policisë, hapet gara për drejtimin

Reformat dhe lëvizjet në Policinë e Shtetit vijojnë, teksa është shpallur zyrtarisht gara për drejtimin e pesë komisariateve të rëndësishme në vend.

Pas dorëheqjes së shefit të Komisariatit të Himarës, Neritan Buzi dhe Ritvan Palit, shefit të Komisariatit nr. 2 në Tiranë, largimi i të cilit erdhi pas arrestimit të ish-policit Altin Morina, vendet e lira janë hapur për aplikim.

Gara është çelur për:

Komisariatin nr. 2, Tiranë
Komisariatin e Policisë Himarë
Komisariatin e Policisë Kufitare në Aeroportin e Rinasit
Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër (DVKM Kukës)
Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë (DVKM Vlorë)
Për momentin, gara për drejtuesit e departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nuk është shpallur.

Ky proces vjen në kuadër të ristrukturimeve që synojnë të rrisin profesionalizmin dhe besimin në forcat e rendit.