AKTUALITET, 10 Nëntor 2025, 22:42

Zgjedhjet e pjesshme/ Abilekaj: Opozita humbi mundësinë e një ushtrimi stërvitor. Nazarko: Mungesë besimi te qeveria dhe opozita

Zgjedhjet e pjesshme/ Abilekaj: Opozita humbi mundësinë e një

Analistët Enton Abilekaj dhe Mentor Nazarko, të ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, folën për zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki, të cilat u fituan nga PS dhe patën një pjesëmarrje shumë të ulët. 

Biseda

Enton Abilekaj: Nuk është rasti për pesë bashki për të sfiduar mazhorancës. Vetëm Vlora ishte bashki me peshë dhe rezulatti është i paravendosur, dihet që fiton PS. Një javë para zgjedhjeve, drejtuesi i qarkut të PD dha dorëheqjen. Në Vlorë PD po asgjësohet nga qeveria, por kjo është tjetër çështje. Këto pesë bashki nuk kishin kushte për revansh. Humbën një ushtrim që është i domosdoshëm, por nuk mund të themi se humbën një shans të madh, ishte një seancë stërvitore që nuk e kreu opozita. Pjesëmarrja e ulët, tregoi se edhe mazhoranca nuk frymëzoi shumë. Ishte mbyllje e një grope që u hap përkohësisht. Do të bëhen sërish zgjedhje pas një viti e gjysmë. Bojkotin nuk e shpjegojmë dot si pakënaqësi nga të dyja palët. Ishte një seancë sërvitore.

Mentor Nazarko: Edhe kush i ikën garës, është kontributor në këtë mungesë besimi. Gara mund të shtonte pjesëmarrje, nëse do të kishte garë reale. Megjithatë mendoj se është mungesë besimi. PD ka një rrethanë lehtësuese, që një rezultat si ky, është delegjitimues i cilësisë së të zgjedhurve. Ka shtete me prag, përshembull në Maqedoni është 20%, pra pjesëmarrja ka rëndësi. Mospjesëmarrja tregon edhe mungesën e besimit te qeveria edhe te opozita.