TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK për 21 Janarin.
Dyrnjaja tha se personi kyç në zbardhjen e ngjarjes dhe urdhëruesit të vrasjeve, është Agron Malaj, ish gardisti i grupit të zjarrit, që sot është bërë deputet i Partisë Socialiste.
"Kjo çështje ka disa prizma ku mund të kapet. Po përjashtoj elementin politik. Mendoj se një hallkë kyçe në këtë hetim, është Agron Malaj, komandanti i njësisë speciale për grupin e zjarrit. Sot është deputet i PS, ky është paradoks më vete. Njeriu që drejtonte strukturën e Gardës së Republikës, e futi Rama në sqetull. Nuk dihet pse ka ndodhur kjo gjë.
Personi që mori urdhër, zbatoi urdhër ose e di kush dha urdhër, në çfarë kohe u dha urdhër, njeriu që është kyç sipas meje, që duhet të zbardhë të vërtetat, është Agron Malaj, një njeri që duhet të zbërthehet. Të dhënat na çojnë që ky njeri është pikë kyçe për të kuptuar si ka vepruar, në kohë vonesë, në kohë reale, me apo pa urdhër grupi që hapi zjarr ndaj protestuesve. Si kaloi ky njeri nga krahu që ishte në frontin e grupit të komanduar, se ka pranuar se është grupi i zjarrit, kanë bërë stërvitje për të shtënë me armë zjarri, pasi kishte indikacione që protesta do të ishte e dhunshme... Në këtë kontekst, një njeri që ka kapërcyer ylberin dhe ka kaluar në krahun e Ramës, quhet Agron Malaj", deklaroi Dyrnjaja.