TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për dështimin e kandidatëve të pavarur që u mbështetën nga PD, në zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki. Zogaj u shpreh se opozita në këto zgjedhje eksperimentoi idenë për të fshehur protagonizmin politik, por kjo nuk dha rezultat.
“Mendoj se PD-ja edhe po të hynte me këto kandidatë, po të mobilizohej dhe po ta manifestonte shumë qartë në ato bashki ku janë zhvilluar zgjedhjet, angazhimin e saj të fortë, qoftë edhe për të rritur rezultatin, ndoshta edhe për të rritur përqindjen.
Më mirë do kishte dalë, sigurisht. Kurse me kandidatë politikë, unë e kemi thënë në studion tuaj disa here, mendoj se do ishte më mirë, sepse kandidatët politikë kanë një tjetër qasje, kanë edhe më shumë përgjegjësi.
Duket se Partia Demokratike ka kërkuar që në këto minizgjedhje, të eksperimentojë një ide që vjen vërdallë aty, për ta fshehur pak protagonizmin e vet politik, duke nxjerrë pararojë të pavarur, Për mua kjo nuk jep rezultat. Të pavarurit në vende të ndryshme të Evropës nuk kanë bërë histori, kur kanë dalë vërtetë të pavarur.
Kandidatët mund të vijnë nga bota akademike, nga shoqëria civile, në momentin që i kandidon partia dhe i mbështet partia, s'është i pavarur, se ka tjetër përcaktim kandidati i pavarur.
Por këto zgjedhje dështoi edhe kjo lloj manovre, se mund të jetë menduar si manovër edhe për të ardhmen, por nuk ka sens, nuk mund të kishte sens.
Në tre bashki ishin bastionet e PS-së, por kishte dy bashki ku Partia Demokratike e ka hapur garën herë pas here, siç ishte për shembull Bashkia e Matit dhe Bashkia e Beratit.
Dështimin e Partisë Demokratike e shoh kryesisht këtu, edhe në të tjerët për përqindjen shumë të vogël që ka marrë. Por gjithësesi ishte një rast, domethënë, për të synuar rritje në raport me përqindjen e mëparshme. Kjo kërkonte angazhim të madh, por duket u la pas dore, u pa si një gjë për të kaluar radhën. Ishte shumë e vakët çdo gjë”- tha Zogaj.