TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te vendimi i gjykatave të dirigjuara nga Edi Rama, për të zgjatur edhe me tre muaj të tjerë hetimet ndaj liderit të opozitës.
“Rama kishte urdhëruar mercenarët të zgjasin hetimet ndaj meje! Kjo është hera e tretë që në asnjë dokument nuk përmendet emri im”, u shpreh Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: "Sot ishte një seancë me Irenën me pesë mbiemra, delinkuenten Gjoka që ka pafytyrësinë dhe paturpësinë të qëndrojnë në detyrë kur vendin e ka në burg se ka shkelur ligjin.
Sot, miqtë e mi, çfarë rezultonte? Edi Rama kishte urdhëruar mercenarët e vërtetë që të kërkojë zgjatjen e hetimit.
Por duhet t’u informoj ju dhe shqiptarët se kjo është radha e tretë që në asnjë nga dokumentet e dorëzuara nuk citohet emri i Sali Berishës.
Sepse këta mercenarë nuk gjejnë dot edhe 100 vjet po të kontrollojnë asgjë, por vetëm zbatojnë verbërisht si mafiozë, pa moral, pa karakter, si njerëz të marrë peng, urdhrat e Edi Ramës.
Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë pavarësisht nga kushtet, pavarësisht nga sakrificat, por e vërteta nuk mbrohet kurrë pa sakrifica."