AKTUALITET, 19 Korrik 2024, 20:48

Jozefina Topalli: 200 ditë nga arresti politik i Berishës! Njollë e zezë e historisë tonë demokratike

Jozefina Topalli: 200 ditë nga arresti politik i Berishës! Njollë

Anëtarja e Kryesisë së PD, Jozefina Topalli, në fjalën e saj përpara protestuesve në ‘Rrugën e Shpresës’, tha se sot bëhen 200 ditë nga arrestimi politik i Sali Berishës.

Topalli ka theksuar se firmosja e arrestit politik është bërë nga një gjyqtare e cila është e dënuar nga vendet fqinje dhe sot po përdoret si mashë për të burgosur politikisht liderin e opozitës.

“Sot janë 200 ditë nga arrestimi i kryetarit të opozitës, Sali Berishës imagjinoni në një vend të lirë në një vend të NATO-s sikur të mbahet vetëm një orë në arrest lideri i opozitës do të ishte një tragjedi për demokracinë.

Ndërkohë në vendin tonë me brutalitetin më të paparë që të kujtojnë kohët më të egra mbajnë në arrest Berishën.

Unë mendoj se kjo është një padrejtësi por problemi është kur triumfon kjo padrejtësi e sidomos ndaj liderit të opozitës atëherë asnjë person nuk është i sigurtë në këtë vend.

Një arrest prej 200 ditësh në shkelje të të gjithë rregullave dhe normave të të drejtave të njeriut dhe ajo që vendosi për arrestin e Berishës është një gjyqtare e cila është e dënuar nga drejtësi të vendeve fqinje atëherë kjo nuk ka emër tjetër veçse arrest politik.

Në të shkuarën të gjithë kryeministrat ose janë larguar me dhunë, ose janë varë ose burgosur dhe ta mendosh që do të ketë të njëjtë skenarë në kohën e demokracisë kjo është e tepërt për ne dhe historinë tonë.”- deklaron Topalli.