AKTUALITET, 14 Dhjetor 2025, 12:52

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te Kryeministria, sepse mund të sillnin urdhër-arrestin

Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e agjentëve të BKH te

Sali Berisha ka bërë sot një bisedë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku i është përgjigjur pyetjeve të tyre.

Ndër të tjera Sali Berisha u shpreh se Edi Rama i ka penguar agjentët e BKH që të futen në Kryeministri të armatosur, sepse sipas tij, kryeministri ka frikë, “sepse mund të sillnin urdhër-arrestin”.

“Duket se më vonë është ndërhyrë dhe kur kanë shkuar herën tjetër, Edi Rama ka kërkuar çarmatosjen e tyre, se ai vuan nga fobira. Ai ka menduar se për shkak të atyre që ka kryer dhe mund ta arrestonin, mund të sillnin urdhër-arresti a ndonjë gjë të tillë dhe i ka detyruar të lënë, siç thotë ai, patllaket me përçmim, t'i lënë tek oficeri i rojës, çka nuk ka ndodhur ndonjëherë.
Po këto janë fobitë e Edi Ramës, sepse Edi Rama, në qoftë se Lubi Balluku është bërë e qartë në tunelin e Llogarasë se, si ka vepruar me drejtorin e përgjithshëm të rrugëve për tenderin e tunelit të Llogarasë, Edi Rama është shumë më i lidhur në këtë aferë sesa Lubi Balluku.
Edi Rama ka marrë Lubi Ballukun e ka çuar në Ankara. Në Ankara është Edi Rama që ka organizuar takimin me kompanitë të cilave ua dha tenderin me Lubinë, 50 milionë euro më shumë.
Kështu që Edi Rama në fakt, në të vërtetë po mbron vetëm veten e tij.
Po Edi Rama ka afera të tmerrshme të tjera. Ai që Arben Ahmetaj e ka quajtur kopshti privat i Edi Ramës apo Akshin. Ai është një nga, një nga epiqendrat më mafioze të korrupsionit, ku me regjistrime kunati i Edi Ramës ka fituar qindra milionë, ku Geron Meçe është me regjistrim, ku thuhet se bashkëshortja e Edi Ramës është e implikuar në diktimin e fituesve të tenderave, ku janë grabitur dy biznesmenë, njëri prej tyre është në Gjermani. Ku zv/drejtori i përgjithshëm, u mor peng dhe u mbajt orë të tëra në Elbasan sepse duket të kishte folur në SKAP.
Ku kërkua të zhdukej dosja ku përflitej edhe vetë Linda Rama. Tani imagjino ti po të shkojnë këta në Surrel edhe t'i kërkojnë dokumentet. Pra, halli i Edi Ramës është shumë i madh, shumë i madh. Ndaj dhe ai doli tani me të gjithë potencialet e tij, terrorin, frikën, paratë dhe mori licencë për të vazhduar vjedhjen me gjykatë.”, tha ai.