TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën e Prushit, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi F. Gj., rreth 23 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin B. T., rreth 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjerja në motomjet, shtetasja A. Gj., rreth 22 vjeçe, ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.