AKTUALITET, 12 Korrik 2022, 19:03

Berisha: Qeveria rrëzon dekretin për Butrintin për të ndarë paratë me klientelën

Berisha: Qeveria rrëzon dekretin për Butrintin për të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për ligjin e administrimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Gjatë një bisedimi me kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë, Berisha tha se ai dekret po sillet me urgjencë në Parlament për ta rrëzuar dhe në mënyrë që qeveria të ndajë paratë me klientelën e saj.

Berisha gjithashtu ka komentuar edhe situatën në të cilën ndodhet Shqipëria me rritjen e çmimeve. Sipas Berishës, situata këtu është njësoj në shumë aspekte në krahasim me situatën në Sri Lanka.

“Po e sjellin në parlament me urgjencë dekretin e Presidentit për Butrintin. 500 hektarë në kepin e stillës do merren nga klientela.

Nuk ka rëndësi tjetër për ata. Tani po marrin pallatin e Brigadave për të ndërtuar kodrën me kulla dhe pallate. Me ligjin e investitorëve strategjikë, po i shpallin të afërmit e ministrave investitorë strategjikë. Kjo batërti në vjedhje nuk është bërë.

Kjo do vazhdojë derisa ta tolerojmë ne. Do bëhet gjithmonë më e madhe. Ju i keni ndjekur zhvillimet në Sri Lanka.

Ju e patë që populli i Sri Lankës, përmbysi pushtetin e Presidentit. Mediat më serioze të botës, kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën.

Në shumë aspekte ngjasim si dy pika uji. Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka, para dy vitesh borxhin 90%, sot e ka mbi 100%. Shqipëria para një viti e kishte mbi 80%, ndërsa sot 107%.

Në Shqipëri, më shumë se në Sri Lanka, u rritën çmimet dhe rriten nga vjedhja e qeverisë. Eurostat, ka treguar, ka faktuar se djathi, qumështi, veza e vaji, janë 7% më shtrenjtë se mesatarja e vendeve të BE-së. Po pse, sepse i rrit qeveria me bordet e veta për të vjedhur qytetarët.

Mjafton rritja e TVSH-së me rritjen e çmimit dhe qeveria të fitojë të paktën 340 mln dollarë në 3 muaj. Këto, jo që nuk ua kthen me indeksim pagat, por me kurajo kriminale, sjell me urgjencë dekretin në Parlament dhe i ndan me klientelën” – tha Berisha.