TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Flakët kanë pushtuar këtë të martë ish-fabrikën e qelqit në qytetin e Kavajës. Mësohet se zjarri u përhap me shpejtësi dhe doli jashtë kontrollit, teksa një qytetar ishte duke djegur mbeturinat aty pranë.
Në foton e mësipërme shihet se zjarri me përmasa të mëdha ka rrezikuar dhjetëra shtëpi që ndodhen pranë ish-fabrikës.
Në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi dy zjarrfikëse të qytetit të Kavajës për të vënë nën kontroll flakët por duket se deri më tani ka qenë mision i pamundur.
Raportohet se në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë duke shkuar edhe dy zjarrfikëset e qytetit të Rrogozhinës.