TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe ish-drejtuesit të PD, Lulzim Basha.
Berisha është shprehur se Yuri Kim mbështeti Lulzim Bashën, edhe pse ky i fundit akuzohej nga qeveria amerikane për financime ruse.
"Kam një pyetje për zonjën Yuri Kim: A mund t’u shpjegosh shqiptarëve, në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur, pas akuzave të qarta të qeverisë tënde, zyrtare, për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qëndrimin e tij në krye të PD.
A ka lidhje kjo përpjekje e juaj me përpjekjen e McGonigal, që njëra kompani ruse të mos fitojë licencën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit.
Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?
Unë e ftoj Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e saj, të cilat nuk besoj kurrë se ligjet dhe se qeveria amerikane, mund të mbështeste siç mbështeti kjo me fanatizëm dhe verbëri për kryetar opozite një njeri, që raportet e inteligjencës e akuzonin për financim rus.
A duhet t’u kërkojë ajo ndjesë shqiptarëve?
Çfarë i konsideron shqiptarët zonja? Është mirë të flasë, ka stërfolur në të shkallë saqë krenohej se shpallej guvernatore, kurse tani hesht si fija e barit. E vërteta është se me heshtjen e saj flet më shumë se çdo deklaratë."-u shpreh lideri demokrat.