AKTUALITET, 10 Shtator 2025, 16:01

Berisha pro propozimit të Salianjit: Ja kur i nisim protestat

Berisha pro propozimit të Salianjit: Ja kur i nisim protestat

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi vetëm pak më parë të mos njohë zgjedhjet e 11 majit.

Në një prononcim për mediat, kreu i PD Sali Berisha dha detaje në lidhje me mbledhjen, ku tha se kishte propozime të ndryshme mbi hapat që do ndërmerren. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se është dakord me propozimin ne Ervin Salinjit për protesta dhe revoltë.

“Propozim i drejtë për protestë dhe revolta, jam 100 për qind dakord me Salianjin, Do t’i nisim sa më shpejt të jetë e mundur. Garantoj mbështetësit tanë që janë sot para një mision i të ri të madh. Misionit të shpëtimit të Shqipërisë nga diktatura autoritare.”, tha ai.