TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Rrethit Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Ram Gjomokajn.
Ai u arrestua disa ditë më parë për ndërtimin e tetë objekteve pa leje në pronën e tij të trashëguar.
Seanca gjyqësore u zhvillua sot, nga ora 13:00 deri në 13:40. Pas shqyrtimit të materialeve dhe dëgjimit të pretendimeve të palëve, trupi gjykues vendosi ta lirojë atë me kusht, duke i caktuar detyrimin për t’u paraqitur periodikisht pranë organeve kompetente.