TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Viti i ri shkollor ka nisur, por premtimi për ushqim falas në shkolla ende nuk është mbajtur.
Kreu i këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, ngriti shqetësimin se në institucionet arsimore mungon ushqimi, pavarësisht se ka mensa.
“Nuk ka as zë në buxhet për ushqim në institucione arsimore”, tha ai. Sipas Alimehmetit, Bashkia e Tiranës nuk po tregon vullnet për të zbatuar këtë program. "U premtua ushqim falas në shkolla dhe kjo nuk po ndodh. Shkollat kanë mensë, por nuk kanë ushqim. Nuk ka as zë në buxhet për ushqim në institucione arsimore.
Viti i ri shkollor tashmë ka nisur, ku është ushqimi i premtuar? Nuk dëshiron Bashkia e Tiranës që në shkolla të ketë ushqim. Duhet program gjithëpërfshirës, i ka bashkia mundësitë, një zgjidhje mund të jetë edhe me fond nga bashkia dhe nga familjarët.", tha Alimehmeti.