AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 15:33

Berisha me mijëra mbështetës në stadium, Basha në seli, reagon për herë të parë Edi Rama: Në majat e dëshpërimit...

Berisha me mijëra mbështetës në stadium, Basha në seli,

Ditën e sotme, po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku janë prezentë mbi 4900 delegatë, të cilët po votojnë për shkarkimin e Lulzim Bashës, 

Nga ana tjetër, Basha ka mbajtur një koktejl në korridorin e partisë dhe më pas u ka mbajtur një fjalim në shkallë e PD, disa mbështetësve të tij. 

Në këtë ditë të ngarkuar me emocione, ka reaguar për herë të parë kryeministri Edi Rama. Edhe pse jo drejtpërdrejt lidhur me Kuvendin e PD, Rama poston "thënien e ditës" nga Emil Cioran, e cila duket indirekt një mesazh për Sali Berishën. 

Ja postimi i Ramës: 

"THËNIE E DITËS
Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet - morale, estetike, fetare, sociale e me radhë - pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s'ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë.
Emil Cioran"

Berisha me mijëra mbështetës në stadium, Basha në seli,

Berisha me mijëra mbështetës në stadium, Basha në seli,

Berisha me mijëra mbështetës në stadium, Basha në seli,

Berisha me mijëra mbështetës në stadium, Basha në seli,