AKTUALITET, 20 Korrik 2023, 22:26

Berisha nuk tërhiqet nga Kuvendi për seancën me Ramën: I rrahu gjoksin shqiptarëve për drejtësi por Ahmetaj ia mbathi! Refuzon të flasë për aferën e djegësave

Berisha nuk tërhiqet nga Kuvendi për seancën me Ramën: I

Ish-kryeministri Sali Berisha edhe pse tashmë kanë kaluar shumë orë nga nisja e seancës në Kuvend ku diskutimet kanë qenë të shumtë, nuk ka hequr dorë për t’i bërë thirrje kreut të qeverisë që të vijë dhe të flasë për aferën e inceneratorësve.

Berisha tha se Rama duhet të japë shpejgime për aferën e djegësave pasi “shkelmoi me dy këmbë strategjinë e BE për trajtimin e plehrave”.

Berisha: Kemi mocion me debat pasi tregon se arratisja e Ahmetajt, është moto erdha vodha e ika, i mbylli gojën Ramës, akt turpi në të cilën Ahmetaj faktoi fajësinë e tij. Bosi i mafjes së plehut nuk guxon as ta shqipërojë njëherë të vetme, Rama i rrahu gjoksin shqiptarëve për drejtësinë, por zëdhënësi i tij ia mbathi para se prokuroria të dërgonte në Kuvend urdhër arrest. Afera e djegësve është më e madhe, ku ka një përpjekje që të flasin për martinin dhe zoton, të gjithë kanë një qëllim të mbrojnë pronarët e vërtetë. Edi Rama për sipërmarrjen e tij shkelmoi me dy këmbë strategjinë e BE për trajtimin e plehrave.