AKTUALITET, 19 Nëntor 2022, 12:19

Berisha në Panair: Denoncoj qëndrimin anti-libër të Ramës, qeveria ndaloi fondet për bibliotekat e shkollave

Berisha në Panair: Denoncoj qëndrimin anti-libër të

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka vizituar sot, Panairin e 25 -të të Librit “Tirana 2022” që organizohet në mjediset e Pallatit të Kongreseve nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në datat 16-20 nëntor. 

Berisha ka vizituar stendat njerën pas tjetrës ndërkohë që qytetarët e kanë ndalur për të bërë fotografi sëbashku. Në dalje, Berisha dha një deklaratë për mediat.

“Jam këtu për të dënoncuar qëndrimin anti-libër të tij. Shqiptarët duhet ta dinë se libri në Shqipëri taksohet më shumë se kudo në Evropë.

Duhet ta dinë se ato përpjekje që u bënë për të jetësuar biblotekat në të gjitha shkollat e vendit, fondet që u caktuan për blerjen e librave, u ndaluan me një vendim anti-libër të Edi Ramës.

Rama, ky njeri që për veten e vet pretendon se më një libër ndërtoi sarajet e Surrelit, tani takson si shtëpitë botuese, ashtu edhe shtypshkronjat, duke rritur kostot dhe dule ulur tirazhet e librave në mënyrë dramatike.

Vetëm tarifat dhe taksat doganore që ky vendos e bën librin pothuajse të ndryrë në territorin e Shqipërisë. Garantoj autorët e krijuesit se një politikë tjetër krejtësisht e ndryshme nga kjo do të instalohet,” tha Berisha.