AKTUALITET, 18 Nëntor 2022, 20:08

U kapën me 42 kg kanabis në makinë, arrestohen tre shqiptarë në Selanik

U kapën me 42 kg kanabis në makinë, arrestohen tre shqiptarë

Tre shqiptarë u arrestuan nga policia e Greqisë në Selanik pasi në makinën e tyre iu gjet një sasi prej 42 kg kanabis.

Gjatë aksionit të policisë, u prangosën dhe dy shtetase greke. Sipas policisë së vendit fqinj, tre shqiptarët dhe një prej shtetaseve greke, po lëviznin drejt makinës së tyre që e kishin parkuar.

Policia kishte informacion mbi aktivitetin kriminal të tyre, ndaj në momentin që iu afruan automjetit, efektivët ndërhynë dhe bënë të mundur arrestimin e 4 personave.

Forcat e policisë ushtruan kontroll në makinë ku gjetën dhe sekuestruan 37 pako me 41.764 kg kanabis.

Më pas, ata bënë kontroll dhe në banesat e të arrestuarve, ku në njërën prej tyre gjetën dhe një bashkëpunëtore të grupit, e cila gjithashtu u prangos.

Në banesa u gjetën dhe 3 kg të tjera kanabis, 123 gramë kokainë, peshore elektronike dhe një shumë prej 4675 eurosh.