TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e prokurorisë për zbutjen e akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja, të akuzuar për dhunë barbare ndaj dy kushërinjve Maja.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se për ‘Prokuroria Felaj’ dhuna e ushtruar nga fisi Rraja është plagosje e lehtë dhe jo krim.
Postimi i plotë:
SKANDAL!
Për Prokurorinë Felaj thyerja e kockave të kafkës dhe ulnës së parakrahut të qytetarit nga banditët e klanit të partisë mafioze Rraja, është plagosje e lehtë! E rëndë jo e jo, po as e mesme! Skandal! Krim, “Felo-Prokurori”!Këtu më poshtë gjeni dokumentin e sotëm të “ Felo-Prokurorisë” së Tiranës!
