AKTUALITET, 7 Maj 2026, 13:07

Berisha, kandidati i vetëm për kreun e PD/ Selia blu, kërkesë KQZ-së për sigurinë e zgjedhjeve: Duam kuti dhe 100 dhoma të fshehta

Berisha, kandidati i vetëm për kreun e PD/ Selia blu,

Ndonëse ka vetëm Sali Berishën kandidat per kryetar, Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për pajisje zgjedhore, në kuadër të procesit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, një garë në të cilën lideri i kësja force politike, Sali Berisha do të kandidojë “vetëm me veten”.

Në dokumentin e firmosur nga sekretari organizativ Ervin Minarolli dhe të protokolluar në KQZ më 6 maj 2026, Partia Demokratike kërkon vënien në dispozicion të 30 kutive të votimit, 100 dhomave të fshehta dhe 700 vulave plastike sigurie për kutitë e votimit.

Në kërkesën zyrtare theksohet se këto materiale janë të domosdoshme për garantimin e standardeve të administrimit zgjedhor, si dhe për sigurimin e transparencës dhe integritetit të procesit të votimit.

Kjo kërkesë e demokratëve është bërë në një kohë kur në selinë blu ujërat nuk janë dhe aq të qeta, kjo pasi një padi është ngritur nga Mereme Sela, demokratja e cila u skualifikua nga gara për postin e kreut të PD-së me arsyetimin se nuk plotësonte një nga kushtet e kësaj force politike.

Pra, të djathtët po kërkojnë siguri maksimale, në një proces zgjedhor ku dhe pritet që të rikonfirmohet në detyrë kryetari aktual, Sali Berisha.

Berisha, kandidati i vetëm për kreun e PD/ Selia blu,