AKTUALITET, 7 Maj 2026, 12:13

Zbulohet menuja/ Ja çfarë konsumuan 56 studentët që u helmuan në Akademinë e Sigurisë

Zbulohet menuja/ Ja çfarë konsumuan 56 studentët që u

56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital pasi dyshohet se u helmuan nga vakti i drekës i shërbyer në ambientet e institucionit nga kompania private e kontraktuar, Sori-Al.

Bëhet me dije, se dreka nga ku dyshohet se janë helmuar përbëhej nga: sallatë perime të ziera, gjellë patate / tavë me presh, makarona / pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë.

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar dy persona: Kujtim Ballgjinin dhe Kristjana Plakan, si dhe shpalli në kërkim njw person të tretë.

Në pranga kanë rënë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët dhe shpalli në kërkim administatoren, Alma Tafani.