AKTUALITET, 7 Maj 2026, 10:35

Tiranë/ Kongresi Botëror i Ligjit, Gogu: Drejtësia s'mund të jetë e fortë pa qenë e besueshme. Reforma e vitit 2016 ndryshoi marrëdhënien mes pushtetit e ligjit

Tiranë/ Kongresi Botëror i Ligjit, Gogu: Drejtësia s'mund

Ka nisur në Tiranë sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se pas 10 vitesh nga themelimi i reformës në drejtësi, Shqipëria reflekton sot mbi rezultatet e arritura dhe sheh përpara për përmirësime.

“Sot kemi zgjedhur të reflektojmë mbi një dekadë transformimi debatesh, rezistence pro dhe përpjekjesh. Sot jemi mbledhur për të reflektuar për një pyetje që është globale: a kanë shoqëritë demokratike vullnetin për të formuar veten? Unë personalisht i përkas një brezi juristësh kur Shqipëria përpiqej të ndërtonte një sistem demokratik dhe institucione të besueshme. 10 vite më parë Shqipëria mori një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Ishte një reformë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe në shumë momente e dhimbshme, nuk ishte një rregullim teknik, ishte një zgjedhje për të rregulluar një marrëdhënie mes pushtetit dhe ligjit. Ky transformim nuk erdhi rastësisht, u ndërtua përmes një procesi gjithëpërfshirës me ekspertizë ndërkombëtare.”

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se reforma në drejtësi mbetet një nga transformimet më të thella të shtetit shqiptar në rrugën drejt integrimit europian.

Gjatë fjalës së tij, ministri Gogu theksoi se sfida kryesore nuk është vetëm ndërtimi i institucioneve të pavarura, por edhe ruajtja e besimit të qytetarëve te drejtësia dhe sundimi i ligjit.

Gogu: Pas tre ditësh Shqipëria feston ditën e drejtësisë. Një shekull më vonë, gjendur përballë misionit historik, anëtarësimit në BE, Shqipëria ndërmori reformën më themelore për drjetësinë, atë që njihet si reforma kushtetuese e vitit 2016. Sot kemi zgjedhur të reflekttojmë mbi një dekadë trransformimi, debatesh, rezistence dhe pritshmërish. Sot vendosim të shohim edhe përpara, drejt një bote ku sundimi i ligjit dhe vetë demokracia po vihen në sprovë. Sot jemi mbledhur për të reflektuar mbi një pyetje që është globale, a kanë ende shoqëritë demokratike vullnetin për të reformuar vetveten?

10 vite më parë Shqipëria ndërmori një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Ishte një reformë e jashtëzakoshme dhe në shumë momente edhe e dhimbshme. Ishte një zgjedhje për të ndryshuar marrëdhënien mes pushteti dhe ligjit, për të kaluar nga një sistem i ndikuar nga politika drejt një sistemi që vetëqeveriset përmes institucioneve të pavaruara. Sfida nuk është vetëm të ndërtosh institucione, sfida është të ruash besimin tek ato.

Sfida më e madhe e kohës tonë është jo vetëm të shkruajmë ligje të mira, por të ruajmë besimin e shoqërive tona te drejtësia dhe institucionet. Këtu qëndron rëndësia e kongresit botëror që zhvillojmë vitin tjetër në Tiranë. Në riafirmojmë bindjen tonë se drejtësia nuk mund të jetë e fortë pa qenë e besueshme.