AKTUALITET, 7 Maj 2026, 11:29

Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: 90% e kusur të shqiptarëve mbështesin vetting-un. T’i bësh bashkë ata, jashtëzakonisht e rrallë

Rama në Kongresin Botëror të Ligjit: 90% e kusur të

Kryeministri Edi Rama foli në  hapjen e Kongresit Botëror të Ligjit, për procesin e vetting-ut në Shqipëri.

“E kam fjalë për të gjithë partnerët tanë në këtë rrugë, mbështetja ka qenë me një rëndësi të dorës së parë. Me asocimin që bëmë asokohe për të matur pulsin e opinionit shqiptar, morëm dy të dhëna në dukje kontradiktore por në përmbajte tërësisht komplimentare, 90% e kusur të shqiptarëve mbështesin vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Të bësh bashkë 90% e shqiptarëve për një çështje është një gjë jashtëzakonisht e rrallë. Tjetra është mbi përgjigjen, a besoni ju që në jetën tuaj në Shqipëri do të shikoni fundin e pandëshkueshmërisë dhe barazinë e njerëzve para ligjit. Shqiptarët e mbështesnin reformën në drejtësi sepse ishin të rraskapitur me një drejtësi të pabarabartë për ta.

Për hir të vërtetës askush nuk mund t’i vërë faj të gjithë atyre që ishin mosbesues pasi nuk ishte vetëm e përditshmja tyre, që prej vitesh i provonte se drejtësia ishte një iluzionin, por ishte historia e shtetit shqiptar, që pushteti ishte në duart e më të fuqishmëve të politikës”, tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama tha se reforma në drëjtësi është histori suksesi, por në këtë pikë, pas 10 vitesh, është thelbësore vazhdimësia e mbështetjes.

"Në ndërkohë, ajo çka duhet të garantojmë në mënyrë të palëkundur është që procesi të mbështetet me çdo kusht nga forcat që kanë kapacitet ta transformojnë rrjedhën e tij, që do të thotë nga pushteti politik.

Natyrisht, nëse i afrohemi një afresku të madh, e kemi të pamundur të perceptojmë tërësinë e tij dhe, nëse shkojmë shumë afër, ka shumë gjëra të cilat duket sikur nuk shkojnë.

Arsyeja dhe sfida është kaq e jashtëzakonshme dhe kaq madhështore në historinë e vendit tonë, pikërisht sepse ndërtimi i institucioneve është diçka krejt tjetër nga përpjekjet e politikës dhe nga vendimmarrjet strategjike të interesave për të koncentruar dhe realizuar hartën e veprimeve.

Në fund të ditës ka një të vërtetë shumë të thjeshtë: njerëzit nuk e korruptojnë dot një sistem, ndërsa sistemet, nëse nuk janë ndërtuar mbi baza institucionesh që garantojnë sundimin e ligjit, korruptojnë këdo",- tha Rama.