AKTUALITET, 17 Mars 2023, 14:20

Gruaja u lirua 8 ditë pas arrestimit, bashkëshorti: Nuk ishim në dijeni të gjobës! Çfarë ndodhi në momentin kur erdhi policia

Gruaja u lirua 8 ditë pas arrestimit, bashkëshorti: Nuk ishim në

Bashkëshorti i Dianës, nënës lehonë e cila u lirua 8 ditë pas arrestimit është shprehur falënderues për vendimin e gjykatës.

Në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës Naim Bahçja u shpreh se as ai dhe as gruaja e tij nuk ishin në dijeni të gjobës.

Bashkëshorti u shpreh se gruaja e tij Diana nuk e takon fëmijën e parë dhe kjo për shkak se nuk e lejon ish-bashkëshorti.

Naim Bahçja: Falënderoj të gjithë që ja dhanë të drejtën e lirisë

Pyetje: Ju ishin në dijeni të gjobës?

Naim Bahçja: Jo nuk isha, as unë as ajo

Pyetje: Keni qenë në momentin e arrestimit?

Naim Bahçja: Po

Pyetje: Si është prezantuar oficeri me carë kushtet?

Naim Bahçja: Pa armë, pa asgjë

Pyetje: E takon fëmijën e para Diana?

Naim Bahçja: Jo nuk e takon, nuk e ka lënë ish burri. Më parë e ka kërkonte, tani jo.

Pyetje: E lejoni ju ta takoj?

Naim Bahçja: Po e lejoj

Pyetje: Si është gjendja e foshnjës?

Naim Bahçja: Mirë është.