TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë, por edhe kryetarit të Partisë Demokratike për çështjen e shembjes së banesave të “5 Majit”.
“Nuk ngopen së vjedhur. Ky është një aferë nga oligarkët e kreut të Meduzës dhe Lul bravës, pengut të tij”, tha Berisha ndër të tjera.
Ndërkohë, që nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i kërkoi të përfundojë fjalën sepse nuk lidhet me procedurën, Berisha me tone të larta tha se Kuvendi duhet të shkrihet nëse nuk mbron interesat e qytetarëve.
“Ky parlament duhet të shkrihet. Nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve”, tha ai.
“Kjo nuk është çështje për procedura dhe nuk mund të vijoni. Zoti Noka ia dhashë fjalën. Mbaruan 3 minuta”, tha Felaj.