AKTUALITET, 1 Shkurt 2024, 09:16

Berisha ankimoi vendimin e SPAK që nuk e lejoi të shkojë në Kuvend, avokatët e ish-kryeministrit në sallën e gjyqit

Berisha ankimoi vendimin e SPAK që nuk e lejoi të shkojë në

Pritet të nisë seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në ankimim të vendimit të SPAK për mos lejimin e pjesëmarrjes së tij në seanca plenare.

Avokatët e Berishës kanë hyrë tashmë në sallë në pritje të nisjes së seancës.

Sali Berisha është marrë i pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.

Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.