AKTUALITET, 3 Dhjetor 2021, 22:18

Berat/ Aksidentoi një makinë, shoferi largohet nga vendngjarja dhe përplaset me tre automjete të tjera

Berat/ Aksidentoi një makinë, shoferi largohet nga vendngjarja dhe
Foto ilustruese

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit. Fillimisht në afërsi të shkollës “22 tetori’, shtetasi me iniciale A.T. ka përplasur një makinë tjetër dhe është larguar nga vendngjarja.

Disa minuta më vonë, e njëjta makinë është përplasur në qendër të qytetit me 3 makina të tjera.

Nga ky aksident, është dëmtuar shtetasi me iniciale F.K. dhe një pasagjere në një prej mjeteve të tjera të përfshira.

Të plagosurit u dërguan për mjekim në Spitalin rajonal të Beratit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit me iniciale A.T., 32 vjeç është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:20, tek shkolla “22 Tetori”, shtetasi A.T., 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes dhe  në vendin e quajtur përballë “AZA Electronik”, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin F.K dhe  me dy mjete të cilat ishin të parkuara.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi F.K dhe pasagjerja në mjet, të cilët po marin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit shtetasi A.T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.