AKTUALITET, 25 Nëntor 2023, 10:37

Benet Beci homazhe për Zef Dedën: Do të mbahet mend si Chaplini shqiptar!

Benet Beci homazhe për Zef Dedën: Do të mbahet mend si Chaplini

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka kryer sot homazhe për të nderuar figurën e mjeshtrit të humorit Zef Deda, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

“Është një humbje e madhe ne sot përcjellim me një respekt të jashtëzakonshëm, gjithë qyteti, por besoj gjithë kombi shqiptar, një figurë shumë dimensionale artistike. Me Zefin jemi rritur një brez i tërë, në festa e gëzime, por edhe në ditë të vështira na ka dhënë nga një buzëqeshje. Ai do të mbahet mend për shumë role, do të mbahet mend si Chaplini shqiptar.

Ne sot e përcjellim me dhimbje por mendoj se një legjendë do të mbetet gjithmonë me një buzëqeshje në kujtimin e qytetit, një inspirim për brezat si një ikonë që ka shtuar në nderin e Shkodrës faktin e qytetit të artit. Që ka pas gjithmonë artistë të mëdhenj, kemi për detyra ta çojmë më tej këtë trashëgimi, që i ka dhënë qytetit një emër i madh si Zef Deda.”- u shpreh Beci.