TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, i ka dërguar një mesazh falenderimi homologëve të saj në Belgjikë dhe Danimarkë, pas vendimeve të të dyja vendeve për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë.
Duke shprehur mirënjohjen ndaj dy ministrave të Jashtëm, Spiropali shkruan në rrjetin social X se “këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE”.
“Mirënjohje e sinqertë për Ministrin e Jashtëm belg Maxime Prévot dhe Ministrin e Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen mbi vendimet e rëndësishme për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë. E vlerësojmë besimin e këtyre vendeve mike në reformat e Shqipërisë, stabilitetin dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale”, shkruan ndër të tjera ministrja.
Spiropali e përfundon mesazhin për një vazhdim të bashkëpunimit, me qëllim një Evropë më të sigurtë dhe të fortë.
Postimi i plotë i ministres Elisa Spiropali:
“Mirënjohje e sinqertë për Ministrin e Jashtëm belg Maxime Prévot dhe Ministrin e Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen mbi vendimet e rëndësishme për hapjen e Ambasadave respektive në Tiranë.
Këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.????????
E vlerësojmë besimin e këtyre vendeve mike në reformat e Shqipërisë, stabilitetin dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale, si dhe mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare, duke çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për një Europë më të fortë dhe më të sigurt”.
???????????????????????? Sincere appreciation to Belgian Foreign Minister @prevotmaxime and Danish Foreign Minister @larsloekke for the important decisions to open their embassies in Tirana.
These steps come at a key moment for Albania, reflecting the steady and swift progress of our EU… pic.twitter.com/FMNIu1J2VU
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) December 6, 2025