AKTUALITET, 6 Dhjetor 2025, 13:59

Humbi jetën nga sulmi me thikë në zemër, përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari

Humbi jetën nga sulmi me thikë në zemër, përcillet

Përcillet për në banesën e fundit 15-vjeçari Erjon Boba i cili humbi jetën pas sulmit me thikë në zemër.

I mituri u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij para 10 ditësh në Shkozet të Durrësit, ku shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt në rrjetë sociale

Me qindra banorë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 15-vjeçarit