AKTUALITET, 5 Qershor 2025, 21:28

Bregu dhe Lala debatojnë për vëllezërit Çopja, Zhabina: Erion Alibej, aset për Prokurorinë e Posaçme

Bregu dhe Lala debatojnë për vëllezërit Çopja,

Në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV, u diskutua për dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, Erion Alibejt dhe të Artan Tafanit.

Biseda  

Sokol Bregu: Për mua Alibej ndryshe nga të tjerët, ka shumë të vdekur nga familje. Të tjerët marrin pjesë për të fituar para nga vrasjet me pagesë, ose për të patur diçka nën kontroll. Alibej është i detyruar sepse Çopjat i vranë familjarët. Në një moment konflikti nis për 30 mijë euro me një kundërshtar të Çopjave. Pas kësaj u vra i vëllai, kushëriri i pari. Çopjat nuk vrasin, nuk janë mafiozë.

Klodiana Lala: Çopjat janë mafiozë. Kanë 10 milionë euro të sekuestruar. 15.4 milionë euro lingota ari të. 5 milionë euro ofronin për kokën e Erion Alibejt.

Sokol Bregu: Çopjat vendosën ndonjë deputet në Elbasan, kanë bërë ndonjë tender? Jo. Ata mund të kenë para sa të duash, por Elbasanin nuk e kanë. Kur kanë politikën dhe votat, pse të mos kenë edhe kamerat e qytetit të Elbasanit!

Xhevahir Zhabina: Erion Alibej do të jetë një aset në duart e Prokurorisë së Posaçme për të zbardhur trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës. Nëse Prokuroria e Posaçme do ta përdorë si duhet do të sqarojë shumë detaje. Vrasjet përbëjnë interes, por interes më të madh do të jetë trafiku i kokainës ku ka qenë i përfshirë.