AKTUALITET, 8 Tetor 2024, 11:58

Batuta e Ramës me kryebashkiakët e PD dhe PS: Partinë e punës e duam 1, s'e duam të ndahet në dysh, tresh a katërsh

Batuta e Ramës me kryebashkiakët e PD dhe PS: Partinë e

Kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmën për të eliminuar totalisht fenomenin e rryshfetit.

Fatkeqësisht ka ende policë që u shkojnë tek avllia. Fatkeqësisht ky fenonem ka ardhur duke u zvogëluar pro është ende problem. U shkojnë për një avlli e urrinë tek koka e kuptohet pse. Jo e ke lejen jo s ‘e ke lejen’ tha Rama duke i kërkuar ndihmë për të denoncuar

“Duam ta ndalojmë totalisht këtë fenomen” tha Rama. Rama tha se rritja e pagave në bashki u bë pasi kërkuan këta të fundit dhe bëri dhe një batutë për situatën politike të Partisë Demokratike në opozitë, 

“Pagat e Bashkisë kishim vendosur ti rrisnim pak më vonë, meqë kërkesa erdhi nga Partia e Punës ku jemi të gjithë bashkë erdhi dhe merita juaj. Kur japim fjalën e mbajmë se pastaj hyjmë në territore të tjera që na ndahet partia në dysh, tresh e katërsh. Këtë partinë e punës e duam 1, socialist e demokratë këtu jemi në punë”