TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në kampin MEK në Manëz, Durrës.
Kontrollet nga ana e policisë janë bërë në kuadër të parandalimit të sulmeve terroriste dhe atyre kibernetike.
Mësohet se efektivët kanë mbërritur në zonën e MEK që në mëngjesin e sotëm pas urdhër kontrollit nga Gjykata e Tiranës, i cili është dhënë në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike.
Në zbatim të këtij urdhri kontrolli të lëshuar nga gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin dhe në këto momente janë brenda kampit.