AKTUALITET, 14 Janar 2022, 08:33

Pas Berishës, sot në prokurori Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

Pas Berishës, sot në prokurori Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka radhën për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës e ka sot Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. Kryetari i shkarkuar i PD dhe Sekretari i Përgjithshëm do të merren në pyetje nga hetuesit për protestën e 8 janarit.

Ata do të pyeten edhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal. Basha e Bardhi do të pyeten gjithashtu nga prokurorët e rrethit dhe për dhunën me mjete të forta si dhe përdorimit të bombolave anti-zjarr nga personat që ndodheshin brenda gjatë tentativës së protestuesve për t’u futur në seli.