TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një automjet është sulmuar gjatë natës në Shëngjin. Mësohet se persona ende të paidentifikuar i kanë dëmtuar mjetin shtetases Alida Haxhia, e cila është edhe anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja mësohet se mjeti ishte i parkuar poshtë pallatit, në të cilin banon Haxhia.
Si pasojë, makinës i janë thyer xhamat.
Denoncimi është bere nga pronarja e mjetit e cila ka njoftuar dhe policinë në lidhje me ngjarjen.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.