TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Durrës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar se ka nisur puna për riorganizimin e partisë.
Në një reagim në ‘Facebook’ Basha thekson se synim është modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave në parti.
“Me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit nisëm punën për riorganizimin e Partisë Demokratike.
Modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, e intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm, janë prioriteti ynë për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë që reflekton ambiciet e tyre për një ndryshim të vërtetë”, shkruan Basha.