AKTUALITET, 31 Korrik 2023, 16:19

Portet e Europës e refuzuan, miku oligark i Putinit sjell jahtin miliona dollarë për ta furnizuar me naftë në Sarandë

Portet e Europës e refuzuan, miku oligark i Putinit sjell jahtin miliona

Jahti miliona dollarësh i ish-agjentit të KGB-së Vladimir Strzhalkovsky, ka mbërritur ditën e sotme në portin industrial të Sarandës.

Jahti “Ragnar” me vlerë 85 milionë dollarë është ankoruar sot në portin e qytetit bregdetar,  në “limion” mesa duket për t’u furnizuar me naftë.

Strzhalkovsky është mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin. Ata kanë shërbyer së bashku si agjentë të KGB-së në Leningrad (Shën Peterburgu sot). Megjithatë ai nuk është në listën e BE-së për oligarkët e sanksionuar.