AKTUALITET, 31 Korrik 2023, 16:43

Arrestimi në Tiranë i ish-anëtarit të UÇK-së/ “Është dora e zgjatur e Serbisë”, akuzat e avokatit: Duan t’i çojnë në gijotinë

Arrestimi në Tiranë i ish-anëtarit të UÇK-së/

Avokati i ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj është arrestuar sot në Tiranë.

Sipas avokatit të Goxhajt, pas arrestimit që u bë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës,  sipas tij fshihet Serbia.

 “Në këtë përfundim, konstatoj duar të zgjatura të Serbisë për t’i çuar luftëtarët e UÇK në gijotinë. Më tej do të shikojmë kërkesa për ekstradim. Nuk është një procedurë që bëhet menjëherë. E vërteta sado të zhytet, nuk mundet, Dritani di të durojë sepse ka duruar edhe makinerinë e plumbave serbe”, tha ai.